Politike

VD-‘Do e jepnin votën për Bashën President?’/ Berisha qesh: Mos bëni shaka!

6 Prill 2022, 13:49 Nga DOSJA
VD-‘Do e jepnin votën për Bashën President?’/ Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nga gazetarët nëse do e votonte Bashën për president. Ndërsa Berisha u përgjigj me ironi duke u shprehur se gazetarët nuk duhet që të bënin humor me to. Ai kujtoi edhe deklaratën e bërë nga Basha, i cili nga Shkodra e mohoi këtë gjë, ndërsa paralajmëroi një tjetër mbledhje grupi.


“Kuvendi i 11 dhjetorit është jashtë çdolloj diskutimi nga grupi parlamentar. Alibeaj s’më pranon në grupin parlamentar? Qëndrim personal i pavlerë. Për qëndrime personale nuk ka penalitete. Do e jepnin votën për Bashën President? Mos bëni shaka. Ai e përjashtoi dhe le ti qëndrojmë asaj. Unë nuk pres ftesë për grupin parlamentar, jam pjesë e saj. Këto gjëra nuk kanë lidhje. Nuk jam përjashtuar nga grupi parlamentar, janë kombinacione të Edi Ramës. Kam qenë dhe jam pjesë e grupit,”-u shpreh Berisha..

LAJMI KRYESOR: Mblidhet në selinë e PD-së Komisioni i Rithemelimit! Berisha merr ‘drejtimin’

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha mbledhja e rithemelimit 6 prill 2022 sali berisha lulzim basha mbledhja e rithemelimit 6 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll