Sport

Zyrtare/ Ronald Koeman në krye të Holandës pas “Katar 2022”…

6 Prill 2022, 09:30 Nga DOSJA

HOLANDE – Ronald Koeman do të rikthehet në krye të kombëtares holandeze, duke filluar nga 1 janari 2023.

Lajmi është bërë i ditur nga federata e futbollit të këtij vendi, e cila ka njoftuar në rrjetet sociale se ish-trajneri i Barcelonës do të zërë vendin e Louis van Gaal, i cili do të drejtojë “portokallinjtë” deri në përfundim të Kupën e Botës në Katar.

Federata e “tulipanëve” nuk ka dhënë detaje të mëtejshme rreth kësaj rrokade, por me gjasa, Van Gaal, pas deklaratës për sëmundjen e tij nuk ka pranuar të vazhdojë më tej se sa Botërori.

Në këto kushte dhe duke qenë se Ronald Koeman është i lirë, federata holandeze e ka patur të lehtë të të rikthejë ish-trajnerin, që u largua nga kombëtarja e Holandës, para se të udhëhiqte Barcelonën.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport holandezi ronald koeman luis van gaal për të shkarkuar trajnerin ronald koeman holandezi ronald koeman luis van gaal për të shkarkuar trajnerin ronald koeman

Sondazh

Poll