Politike

Berisha: Basha mblodhi mijëra dokumente demokratësh, s’ua ktheu kurrë (Plani për audit)

5 Prill 2022, 19:00 Nga DOSJA
Berisha: Basha mblodhi mijëra dokumente demokratësh, s’ua ktheu

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se gjatë kohës që u bënë zgjedhjet për kryetar në Partinë Demokratike, Basha mblodhi shumë dokumente, por nuk ua ktheu më. Në një intervistë për A2CNN, Berisha tha se ai vetë ka ndërmend të bëjë një ‘check-up’, një proces auditimi në parti që të tregojë gjithçka në mënyrë të hapur se çfarë ndodh në zgjedhje brenda partisë. 

“Do të garantoj sot çdo demokrat se firmularët që mbushen nuk kanë asnjë qëllim votimi apo pajisjes me dokumenta, në votimin e fundit që u bë për Bashën u mblodhën çuditërisht  me mijëra dokumenta dhe nuk u kthyen, në këtë kontekst duke qenë të hapur, sqaroj se asnjë persona nuk do të mund të votojë veçse siç i përckton statuti, pa kaluar 6 muaj në anëtarësi, dhe dua ta informoj sonte. PD-ja në përpjekjen e dsaj do të përdorë audit, vlerësim procesesh që të ketë përputhshmëri të plotë me statutin, do të jetë një proces check up me transparencë në mënyrë që gjithçka të jetë e hapur. Grindja që u krijua nuk është grindje dosido por mes një familjeje,”- tha Berisha ndër të tjera. 

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll