Politike

Kim njohu Alibeajn, Shehu: Gafë diplomatike, ai është vetëm kryetar i grupit parlamentar

5 Prill 2022, 16:53 Nga DOSJA
Kim njohu Alibeajn, Shehu: Gafë diplomatike, ai është vetëm

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu komentoi situatën në Partinë Demokratike. I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv,  Shehu theksoi se Enkelejd Alibeaj është kryetar i grupit parlamentar të PD dhe asgjë më tepër.

“S’mund të jetë kryetar i PD i emëruar nga Gazment Bardhi i cili dhe vetë është i shkarkuar. Alibeaj duhet të sqarojë pozicionin e tij dhe të thotë që është kreu i grupit parlamentar të PD,” tha Shehu.

Sa i takon deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila quajti Alibeajn kryetar të PD, Shehu tha se ajo ka bërë një gafë diplomatike dhe kërkon të dobësojë opozitën.

“Në këto elementë s’ka pse të futet asnjë nga ambasdorët, të mbajnë pozicion të baraslarguar nga aktorët politikë shqiptarë të cilët tashmë qartësisht me zhvillimet politike dhe vendimin e gjykatës kanë qartësuar pozicionin e tyre,”tha Shehu.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj tritan shehu yuri kim enkelejd alibeaj tritan shehu yuri kim

Sondazh

Poll