Sport

Marc Márquez sfidon veten, me valixhe gati drejt Grand Prix të SHBA-së

6 Prill 2022, 08:54 Nga DOSJA

SPANJE – Marc Márquez ka shfaqur në Instagram një imazh, në të cilin shihet te timoni i një Honda CBR600RR, por edhe me valixhet gati për t’u nisur drejt SHBA-së.

Tetë herë kampioni i botës në MotoGP, fillimisht ka testuar veten për të parë, nëse mund të garojë në Austin, një nga cirkuitet e tij ‘hajmali’ (ai ka fituar atje shtatë here në SHBA). Testi thuhet ka rezultuar pozitiv.

Piloti spanjol nga Cervera, thuhet se është rikuperuar tashmë nga sëmundja tij e re e diplopisë (vizion i dyfishtë). Kujtojmë se ai pësoi një rrëzim të frikshëm dhe u dëmtua në kokë gjatë xhirove të ‘nxemjes’ për Grand Prix të Indonezisë.

Që nga aksidenti i 20 marsit, kampioni ka humbur dy gara të botërorit: atë në cirkuitin e Mandalika në Indonezi dhe Grand Prix të Argjentinës. Konkurrimi i radhës është ai në pistën e Austin në SHBA, ku pritet të garojë edhe kampioni Marquez.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ish-piloti i motogp marc marquez motogp në valencia piloti spanjol ish-piloti i motogp marc marquez motogp në valencia piloti spanjol

Sondazh

Poll