Bota

Ministria e Punëve të Jashtme: 12 diplomatët ruse në Greqi janë shpallur non grata

6 Prill 2022, 09:49 Nga DOSJA
Ministria e Punëve të Jashtme: 12 diplomatët ruse në Greqi

GREQI- Ministriq e Punëve të Jashtme ka njoftuar se janë larguar 12 diplomatë rus. Sipas ministrit të Jashtëm, diplomatët ruse në Greqi janë shpallur non grata.

Sipas Prototheme, ministria e jashtme greke tha se ambasadori rus ishte informuar për vendimin. Nuk u dha asnjë afat kohor për largimin e diplomatëve.

Megjithëse një aleat tradicional i Rusisë, i lidhur nga tradita shekullore dhe një besim i përbashkët i krishterë ortodoks, Greqia e ka dënuar pa mëdyshje pushtimin e Moskës.

Më shumë se 200 diplomatë rusë janë dëbuar në Europë në tre ditët e fundit, pas masakrës në Bucha. E gjithë bota u trondit nga pamjet ku forcat ruse kishin vrarë dhe djegur qytetarët ukrainas në qytetin Bucha.


Njoftimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme greke:

Autoritetet greke kanë shpallur persona non gratae 12 anëtarë të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Federatës Ruse, të akredituar në Greqi.

Të lartpërmendurit u shpallën të padëshirueshme në përputhje me dispozitat e Konventës së Vjenës për Çështjet Diplomatike të vitit 1961 dhe Konventës së Vjenës për Çështjet Konsullore të vitit 1963. Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm kishte njoftuar më herët ambasadorin rus për këtë vendim.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen 11 korridore humanitare në Ukrainë, mblidhet NATO, më shumë sanksione për Putin

(j.c)/dosja.al 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota 12 diplomate rus ne greqi shpallen non grata lufta ukraine-rusi non grata 12 diplomate rus ne greqi shpallen non grata lufta ukraine-rusi non grata

Sondazh

Poll