Aktualitet

Aksident në vendin e punës, në gjendje të rëndë drejtuesi i betonieres në Dhërmi

5 Prill 2022, 12:01 Nga DOSJA
Aksident në vendin e punës, në gjendje të rëndë

VLORË- Një aksident është shënuar në vendin e punës, pasditen e sotme në Dhërmi. Një 60-vjeçar, i identifikuar me iniciale Th.P., nga Lushnja është lënduar pasi i ka rënë sipër një betoniere. Punëtori po transportohet në spitalin e Vlorës, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

NJOFTIMI I PLOTË:

Dhërmi/ Informacion paraprak

Më datë 05.04.2022, rreth orës 12:15, në fshatin Palasë, Dhërmi, mjeti tip betoniere, me drejtues shtetasin Th. P., rreth 60 vjeç, banues në Lushnjë, duke punuar në një kantier është rrëzuar dhe si pasojë ka marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhermi dhermi

Sondazh

Poll