Aktualitet

I dënuar me 8 vjet burg nga gjykata italiane, arrestohet nga policia 42-vjeçari në Elbasan

5 Prill 2022, 12:10 Nga DOSJA
I dënuar me 8 vjet burg nga gjykata italiane, arrestohet nga policia

ELBASAN– Një 42 vjeçar u arrestua nga Policia e Elbasanit dhe pritet t’i dorëzohet drejtësisë italiane. Klodjan Hajderlli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Romë, Itali, më datë 13.10.2017, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet burgim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.Falë bashkëpunimit me Interpol Tirana kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve.Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit:Klodjan Hajderlli, 42 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Romë, Itali, më datë 13.10.2017, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet burgim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ekstradim klodjan hajderlli ekstradim klodjan hajderlli

Sondazh

Poll