Aktualitet

10 të arrestuar në kryeqytet, 4 shpallen në kërkim, policia: Dy persona të zhdukur

5 Prill 2022, 11:24 Nga DOSJA
10 të arrestuar në kryeqytet, 4 shpallen në kërkim, policia:

TIRANË– Dhjetë persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Po ashtu policia ka shpallur në kërkim edhe 4 të tjerë. Në njoftim thuhet se në Tiranë janë shpallur të zhdukur dy persona të ndryshëm. Kanë qënë familjarët e tyre ata që kanë kërkuar ndihmë në polici për gjetjen e tyre. 

NJOFTIMI:

Vihen në pranga 10 shtetas, 4 prej tyre të shpallur në kërkim. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. Q., 30 vjeç, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Marinel Sulkaj, 31 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të mjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti).Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasve:

– Gj. Ll., 34 vjeç dhe L. Z., 39 vjeç, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve në kërkim:

– F. P., 43 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”;- E. L., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:- A. K., 51 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, duke drejtuar autmjetin, në gjendje të dehur, dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit;

– N. Ç., 52 vjeç dhe Xh. N., 43 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.Më datë 04.04.2022, shtetasja B. K., 49 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, motra e saj, shtetasja R. K., 35 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj. Më datë 04.04.2022, shtetasja Sh. H., 74 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi I. H., 50 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/DOSJA.AL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane tirane arrestime ne tirane tirane

Sondazh

Poll