Aktualitet

I akuzuar për korrupsion! Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e ish-gjyqtarit

5 Prill 2022, 11:10 Nga DOSJA
I akuzuar për korrupsion! Gjykata e Lartë kthen për rigjykim

TIRANË– Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim dosjen ndaj Rasim Dodës, ish-gjyqtarit të Sarandës, i akuzuar për korrupsion. Gjykata e Lartë thotë se Doda duhet të rigjykohet nga Gjykata e Posacme e Apelit.

Apeli i Krimeve të Rënda e prishi dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë me 4 vite e 6 muaj burg në vitin 2017 me argumentin se kishte shkelje të procedurës. Tashmë Gjykata e Lartë ka rikthyer edhe njëherë dosjen e parë të korrupsionit në sistemin gjyqësor që pati më shqyrtim drejtësia, por duke urdhëruar Apelin ti japë një zgjidhje.

Doda është ish-bashkëshorti i gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha, e cila u arrestua gati 1 vit më parë nën akuzën e korrupsionit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rasim doda rasim doda

Sondazh

Poll