Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit të kromit, Çali përdorte edhe 2 emra të tjerë

5 Prill 2022, 11:41 Nga DOSJA
Ekzekutimi i biznesmenit të kromit, Çali përdorte edhe 2 emra

TIRANË– Ilax Çali njihej me 3 emra. Julian, Jurgen dhe Iljaz Çali janë emrat që viktima përdorte. 37-vjeçari rezultonte të kishte një biznes të përpunimit të kromit që prej janarit 2011, ku disponon 50% të aksioneve në kompani Çali-Metal.

Atentati ndaj Çalit ndodhi mbrëmjen e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Rinasit, biznesmeni Iljaz Çali është qëlluar për vdekje me breshëri kallashnikovi. Rreth orës 22:30, 37-vjeçari po shkonte drejt banesës së tij në Rinas, por një mjet i preu rrugën duke e qëlluar me breshëri kallashnikovi, ngjarje të cilën Dosja.al raportoi e para duke sjellë pamjet nga vendi ku ndodhi përplasja. Një prej pistave që po heton Policia dhe Prokuroria e Tiranës është përplasja për minierat e kromit.

LAJMI KRYESOR: Vrasja e Iljaz Çalit/Viktimës i kishin borxh 1 mln $,kishte konflikte për minierat e kromit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat iljaz çalit atentat iljaz çalit

Sondazh

Poll