Aktualitet

Dorëhiqet prefekti i Lezhës: Jeta jonë mbaron kur heshtim për gjëra që kanë rëndësi!

4 Prill 2022, 16:12 Nga DOSJA
Dorëhiqet prefekti i Lezhës: Jeta jonë mbaron kur heshtim

LEZHË– Gjokë Jaku, prefekti i Lezhës për tre vite rresht ka dhënë sot dorëheqjen nga ky post. Lajmin e ka bërë me dije vetë Jaku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook. Në të gjithë tesktin e shkruar, Jaku përshëndet ndjekësit e tij e i falenderon për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë gjithë kohës që ka qenë në këtë detyrë, por pa bërë me dije arsyen e largimit të tij, në fund, e mbyll me një shprehje të Martin Luther King, “Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi”, duke lënë të kuptohet se largimi i tij nuk ka qenë pa një shtysë.

Postimi i plotë:

Po ndaj me ju se sot kam dorzuar dorëheqjen time nga funksioni i Prefektit të Qarkut Lezhë punë të cilën e bëj prej afro 3 vjetësh. Së pari, falenderime pafund për administratën që unë drejtova, për korrektësinë, profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre, u ndjeva kaq mirë me to. Së dyti falenderoj me mirënjohje të gjithë ata drejtues të pushtet vendor, Dr. Policisë, ushtrisë e të degëve territoriale të cilët respektuan një kod sjelljeje e bashkëpunimi miqësor. Falenderim pafund për gjithë kontributin e tyre në përballimin me kohë të zgjatur të situatës post termeti dhe të pandemisë kryesisht, shumë prej tyre meritojnë vlerësimin e gjithë opinionit. Së treti, falenderime për të gjithë ata qytetarë që zgjodhen t’më takonin me besim në zyrë, rrugë e kudo, më inkurajuan e mbështetën por dhe më mirkuptuan për mundësitë e mia në zgjidhjen e problemeve të tyre. Miqtë e mi të rrjeteve sociale! Ka qënë po kaq i rëndësishëm për mua dhe komunikimi me ju, më keni ndjekur e ndjehem ngrohtë me ju, jam perpjekur t’ju ndjek sa kam mundur, sidoqoftë kjo në vartesi të kohës time.

Kjo periudhë 3 vjeçare ka qënë një ekperiencë e vlefshme për mua e pas asaj të Q. Shkodër në vitet 1997-2000, më ka plotësuar CV time por jo vetëm. Jam përpjekur gjithnjë të jem i perulur por dhe kërkues për arritjen e objektivave të punës. Jam i lumtur të kem lënë një gjurmë timen të mirë në këtë funksion të rëndësishëm. Sigurisht që do vijoj të jem aktor modest në jetën publike lokale me të cilën u lidha prej më shumë 30 vjetësh, në të cilën u rrita e u formësova. Do jem banor i këtij qyteti perjetë, një mik juaji padyshim, i lirë në e i pandikuar në qendrimet e mia, antikonformist për probleme që shqetësojnë mjedisin shoqeror, social etj.sepse kështu dua të mbetem. “Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi” M. Luther King.

Gjokë Jaku u emërua në këtë post më 24 maj duke zëvendësuar ish-prefektin Gjergj Prendi. Ky i fundit qëndroi në këtë post prej 18 muaj. Gjokë Jaku është një nga eksponetet më të rëndësishem të Partisë Socialiste në Lezhë dhe ka mbajtur një sërë fuksionesh publike. Ai ka qenë prefekt i Shkodrës, kryebashkiak i Lezhës, deputet i Partisë Socialiste, Zv Minister i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe ka mbajtur postin e Zvkryeregjistruesit të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore dorehiqet prefekti i lezhes gjoke jaku dorehiqet prefekti i lezhes gjoke jaku

Sondazh

Poll