Aktualitet

Dhunë ndaj partneres & kokainë! 7 persona në pranga në Tiranë, zhduket 16-vjeçarja

4 Prill 2022, 10:06 Nga DOSJA
Dhunë ndaj partneres & kokainë! 7 persona në pranga në

TIRANË– Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë përfunduar persona të cilët akuzohen për dhunë ndaj partneres, posedim të lëndëve narkotike dhe konflikt. Po ashtu në njoftimin e policisë së shtetit është edhe zhdukja e një adoleshenteje nga banesa. Ka qënë nëna e saj ajo e cila ka kërkuar ndihmë në polici për gjetjen e saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:- J. D., 33 vjeç dhe R. N., 21 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa dhe kokainë;- A. B., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. J., 30 vjeç, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me shtetasin A. P., 31 vjeç. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi G. J. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasve: – A. J., 47 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur; – A. G., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 41 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin M. P. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Më datë 03.04.2022, në një magazinë të agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë, kanë vjedhur disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Më datë 03.04.2022, shtetasja Th. I., 41 vjeçe ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj e mitur, shtetasja A. I., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Më datë 04.04.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Vllazën Huta” ka rënë zjarr në klinikën në pronësi të shtetasit R. I. dhe si pasojë është djegur dera e klinikës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane tirane arrestime ne tirane tirane

Sondazh

Poll