Politike

Meta takim me sekretarin e federatës së Peshngritjes: Vlerësova mbështetjen për Shqipërinë

3 Prill 2022, 18:36 Nga DOSJA
Meta takim me sekretarin e federatës së Peshngritjes: Vlerësova

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Botërore të Peshëngritjes, Mohammed Hasan Jalood në presidencë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se vlerësoi mbështetjen institucionale të Jalood për aktivitetet që Federata e Peshngritjes do të zhvillojë në Shqipëri.

Postimi i Plotë:

Prita sot me kënaqësi të veçantë Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Botërore të Peshëngritjes, z.Mohammed Hasan Jalood, i cili shoqërohej nga Presidenti i KOKSH-it, z. Fidel Ylli dhe përfaqësues të lartë të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Vlerësova maksimalisht mbështetjen e çmuar institucionale dhe personale të z. Jalood, për aktivitetet që Federata Botërore e Peshëngritjes do të zhvillojë së afërmi në Shqipëri, me urimin për organizimin e suksesshëm të këtyre aktiviteteve, që do të rrisin pozitivisht imazhin e Shqipërisë. Duke inkurajuar bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Federatës Botërore të Peshëngritjes dhe Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, e sigurova ndër të tjera z.Jalood për mbështetjen tonë të gjithanshme në forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Shqipëria ka jo vetëm një traditë plot arritje në sportin e peshëngritjes, por është e bindur për rezultate edhe më të suksesshme në të ardhmen.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta mohammed hasan jalood ilir meta mohammed hasan jalood

Sondazh

Poll