Politike

Presidenti i ri, Salinaji: Askush nuk e ka tagrin të flas në emër të grupit parlamentar

3 Prill 2022, 16:18 Nga DOSJA
Presidenti i ri, Salinaji: Askush nuk e ka tagrin të flas në emër

KORÇË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me demokratët në qytetin e Korçës ku bëri thirrje për bashkim dhe theksoi se nëse do të vazhdohet me përçarje PD-ja do të jetë edhe më e dobët në të ardhmen.

Sa i përket diskutimeve për emrin e ri të kreut të shtetit pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës, gjatë një komunikimi me gazetarët, Salianji tha se askush nuk e ka tagrin të flas në emër të grupit parlamentar, duke thënë se pritet të ketë diskutime për të dalë me nje emër konkret.

“Isha në një mbledhje me demokratët e Korçës dhe ne duam bashkimin real të PD që nuk vjen nga numërimi fiktiv, por bashkimi rreth votës. Vetëm kështu PD mund të rritet, unë si deputet jam më i votuari në këtë zonë dhe do t’i qëndroj besnik këtyre edhe nëse duan të bëjnë garë të bukur janë të mirëpritur ata që mendojnë ndryshe. Presidenti? Është një diskutim i parakohshëm, kur të vijë një qëndrim në grupin parlamentar do të diskutohet, askush s’ka tagrin që të diskutojë në emër të grupit parlamentar, do të diskutohet edhe për qëndrimet që do të kemi për emrin e ri të presidentit. Çdo emër i hedhur për konsum nuk i shërben interesave të opozitës në Shqipëri. Duhet që ti qëndrojmë parimeve. Qëndrimi zyrtar i PD në këtë rast nuk ka asnjë qëndrim pasi është qëndrim për të zhvendosur vëmendjen që ka bërë qeveria me rritjen e cmimeve, kur të kemi qëndrim për këtë do të bëhet publik zyrtarisht,“-tha ai në fjalën e tij.

Deri më tani, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ende nuk ka një emër për President, por hodhi poshtë mundësinë e një konsensusi me Ramën për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. I pyetur për emrin e Lulzim Bashës si kandidat, Berisha tha se ai është propozim i Ramës e nuk merret me to. Të njëjtin emër, deputetja Grida Duma ka deklaruar se nuk do ta votojë, Ndërsa Taulant Balla shprehet se kërkon një President ‘normal’, jashtë palëve politike. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ervin salianji presidenti i ri ervin salianji presidenti i ri

Sondazh

Poll