Politike

Basha në Shkodër: Koha do tregoj që kemi të drejtë

3 Prill 2022, 16:43 Nga DOSJA
Basha në Shkodër: Koha do tregoj që kemi të drejtë

SHKODËR- Një ditë pas ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar për takime me strukturat e Partisë Demokratike në Shkodër. Takimi po zhvillohet në një prej lokaleve në pedonalen e Shkodrës, pranë institucioneve të bashkisë dhe prefekturës.

Pas zbritjes nga mjeti i tij, Basha u prit nga kreu i PD Shkodër, Xhevdet Amuli, dhe ish-kandidati për Bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati, të cilët nuk i kursyen as puthjet dhe përqafimet me Bashën. Gjatë takimiet me ta, mësohet se Basha është shprehur se ka hequr do të nga drejtimi i PD-së për shkak të situatave të krijuara dhe se do të punojë për bashkimin e PD-së.

“Hoqa dorë nga procesi për shkak te situatave të krijuara. Ju shpreh mirënjohje për gjithçka keni bërë. Qëndruat fort përballe një gare aspak te zakontë. Nuk do le asgjë pa bere qe kontributi juaj të shpërblehet. Koha dhe e drejta janë ne krahun tonë. Jeni njohur me vendimin e turpshëm qe mori gjykata pak dite me pare. Ai është apeluar nga PD. Gjithçka qe po ndodh është pushtim i paligjshëm. Ti shërbejmë uljes se gjakrave,”-tha ai.

Ndërsa burime bëjnë me dije se në takimin e ish-kryedemokratit mungonin deputetët e PD të Qarkut Shkodër. Këto të fundit ishin të pranishëm një ditë më parë në aktivitetin e 2 Prillit, ku shoqëruan liderin historik të PD-së, Sali Berishën.

(K.M/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll