Aktualitet

Aksidenti në Fushë-Krujë, policia jep detaje: 3 të plagosur ndodhen në spitalin e Traumës

3 Prill 2022, 08:42 Nga DOSJA
Aksidenti në Fushë-Krujë, policia jep detaje: 3 të plagosur

TIRANË– Policia ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Kamëz, ku për pasojë humbi jetë 82-vjeçarja Z.D.

Sipas njoftimit të policisë, në drejtim të automjetit ishte shtetasi A.B 41 vjeç i cili ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident fushe kruje tirane aksident fushe kruje tirane

Sondazh

Poll