Bota

Sherr në qendrën e votimit në Serbi, konfiktohen anëtarët e komisionit në Novi Pazar

3 Prill 2022, 09:44 Nga DOSJA
Sherr në qendrën e votimit në Serbi, konfiktohen

SERBI– Sipas Frontit Lokal, shoqatë që është një nga vëzhguesit e zgjedhjeve në Novi Pazar, ka pasur një konflikt mes anëtarëve të komisionit nga radhët e dy partive.

Sipas mediave serbe, ata kanë goditur njëri-tjetrin, situata është qetësuar shumë shpejt, por policia ka dalë në vendngjarje. Dyshohet se konflikti ka ndodhur gjatë diskutimit për tabelat e ndezura me shtylla, të cilat nuk u hoqën kur filloi heshtja zgjedhore.

Këtë e ka konfirmuar dhe kryetari i komisionit zgjedhor të qytetit në Novi Pazar, Radoslav Miliq. Ai shpjegoi se në disa vende ka pasur disa probleme të vogla të shkaktuara nga paqartësitë teknike apo arsye subjektive, pasi siç tha ai, në çdo vend ka një numër të madh kontrolluesish që “po përpiqen ta zgjidhin një problem në mënyrën e tyre”.

Miliq po ashtu ka deklaruar se sipas informacioneve që ka, të gjitha këto probleme janë zgjidhur dhe se procedura e votimit po vazhdon normalisht. Ai gjithashtu tha se pas incidentit të mëngjesit të sotëm, votimi në një vendvotim shumë shpejt u normalizua.

Vendvotimi numër 77 ndodhet në rrugën Stefana Nemanje në Pazar dhe është hapur dhe votimi ka vazhduar rregullisht pas denoncimit të policisë.

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet në Serbi! Sondazhet nxjerrin fitues Vuçiç,serbët e Kosovës nuk lejohet të votojnë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni radoslav miliq zgjedhjet në serbi radoslav miliq zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2022, 07:12

Hungarezët votojnë për zgjedhjet parlamentare

Hungarezët votojnë më 3 prill për zgjedhjet parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe për kryeministrin Viktor Orban në 12 vjetët e sundimit të tij.Për dall...