Bota

Nuk u lejuan të votojnë në Kosovë, serbët e veriut nisen nga Mitrovica drejt Serbisë

3 Prill 2022, 06:37 Nga DOSJA
Nuk u lejuan të votojnë në Kosovë, serbët e veriut

KOSOVË– Në Serbi sot mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd ku serbët që banojnë në veriun e Kosovës po organizohen që të udhëtojnë drejt vendit të tyre.

Në pamjet e publikuara nga Express shihen disa autobuzë në veri të Mitrovicës të cilat do të nisen drejt Serbisë duke qenë se qeveria e Kosovës nuk lejoi zhvillimin e zgjedhjeve në territorin e saj për komunat me shumicë serbe. Mbrëmë u raportua se në Shillovë të Gjilanit grupe serbësh pritën në radhë për t’u furnizuar me naftë për të shkuar dhe votuar në Serbi.

Në këto zgjedhje të Serbisë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garojnë me dy lista dhe pretendojnë të kenë tre deri në katër deputetë.

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet në Serbi! Sondazhet nxjerrin fitues Vuçiç,serbët e Kosovës nuk lejohet të votojnë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni serbet e kosoves zgjedhjet në serbi serbet e kosoves zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll