Bota

Ministria e Mbrojtjes: Rusia po pengon furnizimin e Ukrainës nga Deti i Zi

3 Prill 2022, 07:45 Nga DOSJA
Ministria e Mbrojtjes: Rusia po pengon furnizimin e Ukrainës nga Deti i Zi

UKRAINË- Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka thënë se forcat detare ruse po mbajnë bllokadën e tyre të bregdetit ukrainas në Detin e Zi dhe Detin Azov, duke penguar marrjen e furnizimeve nga deti.

“Rusia ruan ende aftësinë për të tentuar një ulje amfibe, por një operacion i tillë ka të ngjarë të jetë gjithnjë e më i rrezikshëm për shkak të kohës që u është dashur të përgatiten forcat ukrainase”- tha  ministria e Mbrojtjes pas përditësimit të fundit të inteligjencës ukrainase.

Sipas Sky news, sipas ministrisë së Mbrojtjes minat e raportuara në Detin e Zi përbëjnë një “rrezik serioz” për aktivitetin detar.

Megjithëse origjina e minave të tilla mbetet e paqartë dhe e diskutueshme, prania e tyre është pothuajse me siguri për shkak të aktivitetit detar rus në zonë dhe tregon se si pushtimi rus i Ukrainës po prek interesat neutrale dhe civile.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Shpërthime të forta në Odesa, Peskov: Qëllimi të shpëtojmë Donetsk dhe Luhansk

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2022, 07:12

Hungarezët votojnë për zgjedhjet parlamentare

Hungarezët votojnë më 3 prill për zgjedhjet parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe për kryeministrin Viktor Orban në 12 vjetët e sundimit të tij.Për dall...