Bota

LUFTA/Forcat ruse godasin një depo karburanti në Odesa

3 Prill 2022, 07:25 Nga DOSJA
LUFTA/Forcat ruse godasin një depo karburanti në Odesa

UKRAINË- Sulmet me raketa ruse goditën qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, të dielën në mëngjes sipas këshillit të qytetit. 

“Odesa u sulmua nga ajri. Disa nga raketat u rrëzuan nga sistemi ynë i mbrojtjes ajrore. Në disa rrethe ka shpërthyer zjarr”– postoi Këshilli i Qytetit të Odesës në Telegram.

Sipas CNN, një depo karburanti në qytetin ukrainas të Odesës po digjet. Dëshmitare nga vendgjarja thanë se kishin dëgjuar shpërthimin herët në mëngjes.

Serhii Bratchuk, zëdhënësi i Shtabit Operacional të administratës ushtarake rajonale të Odesës tha për televizionin kombëtarë ukrainas se forcat ruse po vazhdojnë sulmet ndaj qytetit të Odesas.

“Një nga objektet kritike të infrastrukturës është goditur mëngjesin e sotëm. Aktualisht situata është nën kontroll, shërbimet përkatëse po punojnë në vendngjarje. Detajet do të njoftohen më vonë”-tha Bratchuk.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Shpërthime të forta në Odesa, Peskov: Qëllimi të shpëtojmë Donetsk dhe Luhansk

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi serhii bratchuk lufta ukraine-rusi serhii bratchuk

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2022, 07:12

Hungarezët votojnë për zgjedhjet parlamentare

Hungarezët votojnë më 3 prill për zgjedhjet parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe për kryeministrin Viktor Orban në 12 vjetët e sundimit të tij.Për dall...