Bota

Në kërkim të mandatit të dytë, kush është Vuçiç, politikani që qëndroi krah Millosheviçit

3 Prill 2022, 07:47 Nga DOSJA
Në kërkim të mandatit të dytë, kush është

SERBI- President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ditën e sotme kërkon besimin e popullit serb, në zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale, që po zhvillohen në vend. Sipas deklaratave të fundit të tij, në këto zgjedhje ai i ka 50 mijë vota më pak, pasi zgjedhjet serbe nuk do të mund të mbahen në Kosovë, ku pretendon se i ka këta mbështetës.

Vuçiç është një politikan i vjetër, i cili i shërbeu edhe diktatorit famëkeq serb, Slobodan Millosheviq, në kohën kur u kryen krime të llahtarshme në Kosovë e Bosnjë.

Ai ka ka lindur me 5 mars 1970 në Beograd. Në vitin 1988 ai ka përfunduar mësimet në gjimnazin “Zemunska” dhe ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin Juridik, në vitin 1994.

Partisë Radikale Serbe, i është bashkuar në vitin 1993, pjesë e së cilës është edhe nacionalisti i egër, që shpreh hapur urrejtjen ndaj shqiptarëve, Vojslav Sheshel. Në po atë vit, Vuçiç u zgjodh deputet i Parlamentit të Serbisë, ndërsa në vitin 1994, ai u bë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Radikale. E ka mbajtur atë pozicion deri në vitin 2008.

Vuçiq u emërua Ministër i Informatave në vitin 1998 nga e ashtuquajtura Qeveri e Unitetit Kombëtar, në kohën kur Serbia po kryente dhe do të vazhdonte të kryente krime të rënda në Kosovë. Vuçiç i shërbeu me devotshmëri regjimit të Millosheviqit në kohët kur po kryeshin vrasje, përdhunime, përndjekje e dëbime të popullit shqiptar.

Në vitin 2008, ai dhe Tomislav Nikoliq, themeluan Partinë Progresive të Serbisë. Në tetor të po atij viti, ai u bë zevendëspresident i partisë. Pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në vitin 2012, ai u zgjodh ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër i parë, me detyrën kryesore për ta luftuar krimin dhe korrupsionin në Serbi.

Pas dorëheqjes së Nikoliq nga pozita e Presidentit të Partisë Progresive Serbe, dhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012, ai u bë kryetar në detyrë i partisë me 24 maj 2012. Në kongresin e dytë, të mbajtur me 29 shtator 2012, ai mori frerët e Partisë Progresive.

Ndërkohë, vazhdoi të mbajë detyrën e ministrit të Mbrojtjes deri me 28 korrik 2012, kur u riorganizua e qeveria serbe.

Që nga ajo kohë, Vuçiç ka marrë pjesë në ekipin negociator në negociatat që u zhvilluan ndërmjet Serbisë e Kosovës në Bruksel. Ishte nënshkrues i Marrëveshjes së Brukselit në prill të vitit 2013. Nga shtatori i 2013-s, ai mbajti vetëm pozitën e zëvendëskryeministrit të parë.

Pas fitores së Partisë Progresive në zgjedhjet e 16 marsit 2014, ai u bë Kryeministër i Serbisë me 27 prill, prej kur nisi edhe konsolidimin e pushtetit të tij drejt një sistemi presidencial autoritar, duke kapur të gjithë mekanizmat institucionalë dhe duke censuruar shtypin e lirë.

Pozitën e kryeministrit, Vuçiç e mbajti deri në gusht 2016, dhe pas zgjedhjeve të 24 prillit 2016, nisi një mandat të ri si kryeministër i Serbisë. Ndërkaq, pas fitores në zgjedhjet presidenciale të 2 prillit 2017, ai u zgjodh President i Serbisë. Sot, 3 prill 2022, Vuçiç kërkon edhe një herë mandatin nga serbët./Express/

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet në Serbi! Sondazhet nxjerrin fitues Vuçiç,serbët e Kosovës nuk lejohet të votojnë

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic slobodan millosheviq zgjedhjet në serbi aleksander vucic slobodan millosheviq zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2022, 07:12

Hungarezët votojnë për zgjedhjet parlamentare

Hungarezët votojnë më 3 prill për zgjedhjet parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe për kryeministrin Viktor Orban në 12 vjetët e sundimit të tij.Për dall...