Bota

Kryenegociatori rus: Nuk do të ketë takim mes Zelenskyy dhe Putin

3 Prill 2022, 07:01 Nga DOSJA
Kryenegociatori rus: Nuk do të ketë takim mes Zelenskyy dhe Putin

UKRAINË- Kryenegociatori rus ka thënë se një projekt-marrëveshje paqeje nuk është gati dhe nuk do të ketë tani asnjë takim mes dy presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë. Sipas Sky News, bisedimet midis negociatorëve rus dhe ukrainas priten të rifillojnë të hënën.

Shpresohej se një përparim në bisedimet do të çonte në një takim midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe presidentit rus Vladimir Putin. Vladimir Medinsky tha se qëndrimi i Rusisë për Krimenë dhe Donbasin mbetet i pandryshuar.

Takimi i fundit midis dy delegacioneve u zhvillua në Stamboll me ndërmjetësimin e presidentit Rexhep Taip Erdogan. Dy palët diskutuan një ndërprerje të armiqësive në kontekstin e një marrëveshjeje të mundshme që do ta detyronte Ukrainën të braktiste ofertën e saj për t’u bashkuar me NATO-n në këmbim të garancive të sigurisë dhe perspektivës së anëtarësimit në BE.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Shpërthime të forta në Odesa, Peskov: Qëllimi të shpëtojmë Donetsk dhe Luhansk

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi vladimir medinsky vladimir putin volodymyr zelenskyy bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi vladimir medinsky vladimir putin volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll