Bota

Takim Putin-Zelenskyy? Dita e 38, Ukraina çliron Kievin, gjendet varre masive

2 Prill 2022, 05:38 Nga DOSJA
Takim Putin-Zelenskyy? Dita e 38, Ukraina çliron Kievin, gjendet varre

UKRAINË– Kievi tashmë është i Ukrainës dhe pushtuesit rusë janë dëbuar. Lajmi është bërë me dije nga vetë zyrtarët e Ukrainës. Nga ana tjetër, mediat ukrainase raportojnë për një takim të mundshëm në Turqi mes presidentit Volodymyr Zelensky dhe atij Vladimir Putin. Sipas tyre, bisedimet do zhvillohen në Stamboll ose Ankara, por ende nuk ka një datë për takimin.

Sot ishte dita e 38 të luftës dhe forcat e Ukrainës kanë deklaruar se kanë çliruar edhe qytetin e Buchas përveç Kievit, por kryebashkiaku i këtij qyteti deklaroi se kanë gjetur një varr masiv me mbi 300 trupa. Tashmë rusët po përpiqen të depërtojnë në Donbass . Gjatë orëve të fundit Rusia sulmoi me raketa Odessën duke shkaktuar viktima. Sot ka mbetur i vrarë dhe një tjetër fotoreporter nga sulmet ruse në Ukrainë. Maks Levin, babai i katër fëmijëve u vra në Kiev.

Papa Françesku deklaroi se po mendon që së shpejti të vizitojë Kievin. Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët për të transferuar tanke të prodhimit sovjetik në Ukrainë për të forcuar mbrojtjen e saj në rajonin e Donbasit Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola është takuar në Kiev me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Vizita është vlerësuar lart nga i pari i Ukrainës.  Zyrtarët ukrainas thonë se gjithsej 6,266 njerëz u evakuuan nga qytetet në vijën e parë të luftës përmes korridoreve humanitare të premten.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Britaniku blen 100 mijë paund shtëpi për një familje ukrainase

Rinisin përpjekjet për të evakuuar civilët nga Mariupoli, bombardimet ruse nuk ndalen

Del Ponte: Putini, kriminel lufte, të lëshohet një urdhërarrest ndërkombëtar për të

FITORE e Ukrainës! Forcat vendase rimarrin Kievin: I larguam pushtuesit

 Pamjet më të fundit nga lufta e Ukrainës (FOTO)

Vritet në krye të detyrës fotoreporteri ukrainas në Kiev

Numri i të vrarve ka shkuar 33 të nga sulmi me raketa të administratës në Mykolaiv

Sulmet ruse nuk po ndalojnë! Papa Françesku planifikon udhëtim drejt Kievit

Kryqi i Kuq sërish tenton të kryejë evakuime nga Mariupoli

Sot hapen shtatë korridore humanitare në Ukrainë

Sulmet ruse! E trishtë, vritet nga ushtria bashkëshorti i zëvendëskryeministres ukrainase

Sisteme raketash me laser, mjete të blinduara! Pentagoni pako të re me ndihmë për Ukrainën

Presidentja e Parlamentit Europian shkon në Kiev! Premtimet që i dha Zelenskyy-t

‘Paralajmërimi i fundit! Zelenskyy: Bashkëpunimet me Moskën do kenë pasoja

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll