Sport

Ajax akoma më pranë titullit kampion, pas ndalimit të PSV-së…

3 Prill 2022, 07:30 Nga DOSJA
Ajax akoma më pranë titullit kampion, pas ndalimit të

HOLANDE – Ajax po i afrohet fitimit të Eredivisie, pasi të shtunën e rriti epërsinë ndaj PSV-së në katër pike, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje në kampionatin holandez.

Skuadra e Erik ten Hag, kandidat për të marrë stolin e Manchester United sezonin e ardhshëm, u befasua në minutën e 13-të nga një gol i Jörgen Strand Larsenal që kaloi Groningenin në epërsi.

“Harkëtarët” reaguan dhe u rikthyen me golat e Davy Klaassen (45’+1) dhe Dusan Tadic (45’+7) me penallti. Rezultati 1-2 u ruajt deri në fund, kur Steven Berghuis (90’+1) do të fiksonte rezultatin 3-1për Ajax, që arriti një fitore të rëndësishme, por pa shkëlqim.

PSV barazoi 3-3 në transfertën ndaj Twentes, kur ishte në disavantazh 0-3. Një dopiedë nga Ricky van Wolfswinkel (13′ dhe 19′) dhe një gol nga Michel Vlap (25′) e bënë rezultatin të pabesueshëm 3-0 për vendësit, por PSV hyri në lojë falë Joey Veerman (35′) dhe Cody Gakpo (53′), ndërkohë që Boscagli (90’+4) fiksoi shifrat e barazimit 3-3.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ajax amsterdamit do të mungojë te ajax amsterdamit një tjetër fitore për ajax ajax amsterdamit do të mungojë te ajax amsterdamit një tjetër fitore për ajax

Sondazh

Poll