Sport

Berisha, ‘heroi’ i fitores së Torinos: “Nuk shkëlqyem, por dhamë diçka më shumë”

3 Prill 2022, 05:56 Nga DOSJA
Berisha, ‘heroi’ i fitores së Torinos: “Nuk

ITALI – Protagonist i madh në suksesin e Torinos së tij në transfertë ndaj Salernitanas, portieri i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha, ka folur me mikrofonat e “DAZN” pas fishkëllimës së fundit.

Me dy pritje vendimtare, ai ruajti fitoren 1-0 skuadrës ‘granada’, pas golit të shënuar nga Belotti në minutën e 18-të me penallti. Ja çfarë tha ai.

A të ka ndihmuar të rritesh besimi i Jurikut?

“Ndihem i rëndësishëm, për trajnerin dhe për ekipin. Ishte thelbësore për ne të fitonim, kështu që jemi të lumtur.”

Ishte e rëndësishme të fitoje për të gjetur veten?

“Po, ne nuk luajtëm futboll të madh, nuk krijuam shumë, por adoptuam një qëndrim tjetër. Secili nga ne donte të bënte diçka më shumë. Në qoftë se beson në të deri në fund, e sjell në shtëpi fitoren.”

Ku do të përfundosh pas këtij kampionati?

“Nuk e di, është shumë herët. Jemi në mes të klasifikimit, tani është e rëndësishme të rritet loja  jonë ndeshje pas ndeshjes. Ne kemi treguar tashmë se mund të bëjmë gjëra të mëdha: tani ne përqëndrohemi në ndeshjen tjetër, ne duam të fitojmë.”

A e ndjeni konkurrencën me Milinkoviç-Saviç?

“Ka në çdo ekip, përpiqem të bëj më të mirën time, pastaj trajneri vendos se kush luan.”

Por, a do të doje të luaje kështu edhe ndeshjen tjetër?

“Shpresojmë.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “olimpico grande torino” kapiteni etrit berisha portieri etrit berisha “olimpico grande torino” kapiteni etrit berisha portieri etrit berisha

Sondazh

Poll