Sport

Freiburg nuk do të apelojë për incidentin kundër Bayernit…

3 Prill 2022, 07:01 Nga DOSJA

GJERMANI – Christian Streich, trajneri i Freiburgut, deklaroi se klubi i tij nuk ka në plan të apelojë kundër Bayernit për faktin se skuadra e Munichut luajti gabimisht për 17 sekonda me 12 lojtarë, në ndeshjen e kësaj të shtune, ku skuadra e Julian Nagelsmann fitoi 4-1.

Sipas trajnerit bavarez Julian Nagelsmann, fakti që ata luajtën për 17 sekonda me 12 lojtarë ishte për shkak të një gabimi të gjyqtarit të katërt me tabelat elektronike të ndërrimeve.

Sipas trajnerit të skuadrës bavareze, Kingsley Coman nuk e kishte vënë re se duhej të largohej nga fusha, pasi arbitri i katërt u ngatërrua dhe nuk i vuri në dukje numrin e tij.

Rregullorja teknike edhe në Gjermani, do ta konsideronte humbës në tavolinë Bayern Munich, por gjasat janë që Freiburg nuk do të apelojë.

“Shpresojmë se nuk duhet të apelojmë asgjë. Ne i përmbahemi rregullave, nuk do të them asgjë më shumë për këtë,”– tha Christian Streich. Skuadra e Europa-Park Stadion (Freiburg) është e 5-ta, me 3 pikë prapa Leipzigut dhe zonës së Champions League.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport administratori i bayern munich bayern munich dhe borussia dortmundit ishte humbja 2-0 ndaj freiburgut të shtunën administratori i bayern munich bayern munich dhe borussia dortmundit ishte humbja 2-0 ndaj freiburgut të shtunën

Sondazh

Poll