Aktualitet

Kur përmirësohet moti? Porja parashikon dëborë e shi: Temperatura të ulëta në zonat malore

2 Prill 2022, 16:53 Nga DOSJA
Kur përmirësohet moti? Porja parashikon dëborë e shi:

TIRANË– Meterologia, Lajda Porja është shprehur se ditët në vijim do të jenë gjithashtu të ftohta e me reshje shiu e dëbore. Në një lidhje live për “Top Channel”, ajo tha se reshjet kanë qenë të përqendruara në zonat veriore dhe verilindore duke sjellë prurje të shumta në liqenin e Fierzës, Vaut të Dejës dhe Komanit, të cilat ishin të domosdoshme. Sipas meteorologes, intensiteti do të jetë më i lartë në zonat veriore dhe verilindore.

“Zonat malore do të kenë një rënie të ndjeshme të temperaturave, për pasojë reshjet e borës do te jenë të pranishme gjatë mesnatës dhe mëngjesit. Pjesa tjetër do të ketë reshje shiu por dita e nesërme do të sjellë një pakësim të tyre. Fillimi i javës do të ketë një përmirësim të motit e cila do të zgjasë deri të enjten, ku sërish do të kemi një rikthim të vranësirave dhe reshjeve,”- shtoi Porja.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lajda porja moti i keq ne shqiperi lajda porja moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll