Aktualitet

E RËNDË në Tiranë, 67-vjeçarja bie nga tarraca e banesës, vdes në vend

2 Prill 2022, 16:35 Nga DOSJA
E RËNDË në Tiranë, 67-vjeçarja bie nga tarraca e

TIRANË– Një 67-vjeçare ka ndërruar jetë në Tiranë në mënyrë aksidentale. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditene sotme, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”. Gruaja ka qenë duke punuar në tarracën e banesës së saj, në momentin që ka rrëshqitur dhe ka rënë. 67-vjeçarja me inicialet S.Ç., është dërguar në spital, por si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë aty. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll