Politike

Mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar, Rama: Morën pjesë mbi 563 mijë qytetarë

2 Prill 2022, 07:12 Nga DOSJA
Mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar, Rama: Morën pjesë

TIRANË– Procesi i Këshillimit Kombëtar është mbyllur më 31 Mars. Kryeministri Edi Rama bën me dije se në këtë proces kanë marrë pjesë mbi gjysmë milioni qytetarë. 340 143 qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre me postë, online 127 130 qytetarë dhe në tenda 95 922. Kreu i qeverisë siguron pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh.

“Dhe me një falenderim të megjithëzemërt për mbi gjysmë milionë shprehje interesi për Këshillimin e parë Kombëtar, si edhe duke i siguruar të tërë pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh, ju uroj të gjithëve një fundjavë të qetë”, shkruan kryeministri.

Këshillimi Kombëtar është një nismë e marrë nga Qeveria dhe e prezantuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë kërkon të marrë mendimin e qytetarëve për disa çështje të rëndësishme të politikave publike. Mendimi merret me anë të një pyetësori me 12 çështje, që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit. Në këtë formular janë shtruar çështje si psh: për “Ballkanin e Hapur”, legalizimin e kanabisit mjekësor, etj, nga të cilat Rama kërkon të dijë mendimin e qytetarëve.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama keshillimi kombetar edi rama keshillimi kombetar

Sondazh

Poll