Aktualitet

Granatë brenda lokalit në Lezhë! Policia arreston ‘objektivin’, në kërkim autori (Emrat)

2 Prill 2022, 10:27 Nga DOSJA
Granatë brenda lokalit në Lezhë! Policia arreston

LEZHË– Lënda plasëse u hodh ditën e djeshme në lokalin në Lezhë, në pronësi të 46-vjeçarit Sokol Pepushi. Ky i fundit ishte objektivi i shpërthimit. Policia bën me dije se në drejtim të Pepushit u hodh një ndezës granate, nga shpërthimi i së cilës fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Pas ngjarjes, Pepushi u largua pa njoftuar policinë, por u vu në pranga ditën e sotme. Autori është identifikuar si Admir Zogaj, i cili është shpallur në kërkim. Është e paqartë lidhja mes dy personave dhe arsyet e këtij sulmi ndaj Pepushit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sokol Pepushi, 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Admir Zogaj, 46 vjeç, banues në Manati, Lezhë. Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në afërsi të një restoranti në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, shtetasi Admir Zogaj ka hedhur një ndezës granate në drejtim të shtetasit Sokol Pepushi, e cila ka shpërthyer pa shkaktuar dëme në njerëz. Pas kësaj ngjarjeje, shtetasi Sokol Pepushi është larguar pa njoftuar Policinë. Vijon puna për kapjen e shtetasit Admir Zogaj. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit Admir Zogaj, si dhe “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasit Sokol Pepushi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet admir zogaj shperthimi me tritol ne lezhe sokol pepushi admir zogaj shperthimi me tritol ne lezhe sokol pepushi

Sondazh

Poll