Dhurata Çupi në mbledhjen e Alibeajt: Duhet të dalim vetëm me lista për këshilltar bashkiak
24 Mars, 15:05
...
Aktualitet
Korrupsion dhe shpërdorim detyre! GJKKO lë në burg Alqi Bllakon, avokati: E padrejtë!
2 Prill 2022, 05:56Nga DOSJA
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako është lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Posaçme. Seanca e sotme zgjati 2 orë dhe përgjatë kësaj periudhe Bllako nuk ka thënë asnjë fjalë. Seanca nisi në orën 11:00 dhe u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave. Ish-deputeti u dërgua në ambientet e GJKKO para orarit zyrtar të nisjes së seancës, duke iu shmangur sërish ‘syrit’ të mediave. Megjithatë Report siguroi foto të ish-deputetit para GJKKO.
Avokati i Bllakos, Sokol Hazizaj e konsideroi vendimin e GJKKO të padrejtë, teksa theksoi se ish-deputeti, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, nuk ka prodhuar akte, por vetëm ka kaluar dokumentacionet për këshillin e ministrave. Në përfundim të seancës, Bllako u nxor me forca të shumta policie, dhe me pranga.
Fillimisht u raportua se Bllako u vetëdorëzua, më pas u aludua se ishte arratisur nga Shqipëria. Mirëpo me anë të një sqarimi, SPAK deklaronte se arrestimi i Bllakos është bërë në orën 03:30 të mëngjesit të djeshëm, fakt ky që bie në kundërshti më atë të policisë, që deklaroi se ish-deputeti ishte prangosur një natë më parë e që nga mbrëmë ndodhej në Drejtori të Policisë së Tiranës.
Bllako dorëzoi zyrtarisht mandatin e deputetit një ditë pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) kërkoi arrestimin e tij, pasi e akuzon për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Letra u pranua dhe disa orë më vonë, kryeparlamentarja dërgoi edhe shkresën në SPAK, ku shkruhet e zeza mbi të bardhë se Alqi Bllako nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Për rrjedhojë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e kishte rrugën të hapur për arrestimin e tij duke qenë se Bllako nuk kishte më imunitet. Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh.
TIRANË– Jemi në muajin prill, por në Veri të Shqiopërisë dhe jo vetëm, ka reshje dëbore. Bulqiza është përfshirë nga reshje shiu dy ditët e fundit, n...
TIRANË– Mjetet e tonazhit të rëndë nuk duhet të qarkullojnë në qytet pa kaluar ora 20:00, por rregulli thyhet dhe ka përjashtime. Pikërisht kjo gjë k...
GJIROKASTËR– Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Mësohet se ngjarja ka ndodh...
ELBASAN– Një person është vënë në pranga mbrëmjen e sotme në Elbasan, pasi është kapur me armë zjarri. Mësohet se operacioni është zhvilluar nga Forcat e ...
ELBASAN– Në Elbasan nuk ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka sqaruar se në qytetin ku u raportua për të shtëna këtë mbrëmje po zhvillohet një operacion...
ELBASAN– Pamjet që po shikoni vijnë nga Elbasani, aty ku është raportuar se po zhvillohet një operacion mbrëmjen e sotme. Policia ka rrethuar zonën dhe ka...
ELBASAN– Një person është vënë në pranga mbrëmjen e sotme në Elbasan. Në pamjet e publikuara nga AbcNews, shihet se forcat ‘Shqiponja’ fusin një burrë në ...
TIRANË– Hapet rruga Bogë-Theth. Autoriteti Rugor Shqiptar njoftim se qarkullimi i mjeteve mund kryhet pa problem, pasi orteku i dëborës që e kishte b...
VLORË– Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka qenë ditën e sotme në Vlorë, ku ka zhvilluar një takim me biznesmenë dhe prodhues. Në fjalën e tij, Ahm...
TIRANË– Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International ka publikuar raportin e saj vjetor për 154 shtete, mes tyre dhe për S...