Politike

‘E vrave Lulin?’/ Berisha: Jam i keqardhur për marrëdhëniet me Bashën

1 Prill 2022, 20:03 Nga DOSJA
‘E vrave Lulin?’/ Berisha: Jam i keqardhur për

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i keqardhur për marrëdhëniet e tij me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një intervistë në “Zonë e Lirë”, Berisha tha se është e pamundur të shohësh se si një njeri i shkolluar mund t’i lejojë vetes veprime totalitariste të paimagjinueshme, duke iu referuar përjashtimit të tij nga partia më 9 shtator.

Pyetje: A ke reagim për atë që thonë; e rrite dhe e vrave Lulin, por përjetësove Ramsin?

Berisha: Kam një keqardhje të madhe, s’e mohoj këtë. Kam keqardhje të madhe për faktin se së pari ai tregoi mungesë të plotë të integritet politik. Kështu vepron politikani. Së dyti është e paimagjinueshme se si një njeri i shkolluar mund t’i lejojë vetes veprime totalitariste të paimagjinueshme.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll