Politike

Berisha: Nuk e njohim vendimin nëse Gjykata miraton edhe Statutin e 18 dhjetorit

1 Prill 2022, 19:39 Nga DOSJA
Berisha: Nuk e njohim vendimin nëse Gjykata miraton edhe Statutin e 18

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se nëse Gjykata e Tiranës do të regjistrojë edhe Statutin e Kuvendit Kombëtar të PD-së, të firmos më 18 dhjetor, nuk do ta njohë. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Berisha tha se nuk ka asnjë forcë politike në vend që të pranojë një vendim “fake”.

“Mund të bëjë Edi Rama çdo gjë, po ajo nuk ka asnjë vlerë ama. Sigurisht që nuk mund të njihet. Sigurisht që unë njoh statutin që kam dërguar dhe që ka njohur gjykata dhe ai është statuti i PD. Nëse gjykata merr përsipër të zhbëjë pluralizmin politik në Shqipëri, ai është një vendim antihistorik me të cilin sigurisht do të përballet me pasojat, ai që organizon këtë. Nuk e njohim nëse Gjykata miraton edhe Statutin e 18 dhjetorit. Kush është ajo forcë politike që njeh një ‘fake’?,”-tha Berisha.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll