Politike

Rikthimi hap pas?Berisha: Papandreu u frymëzua nga unë,s’mori 3%, nga PD s’përjashtoj njeri

1 Prill 2022, 19:14 Nga DOSJA
Rikthimi hap pas?Berisha: Papandreu u frymëzua nga unë,s’mori

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të premete se asnjë person nuk do të përjashtohet nga Partia Demokratike, madje edhe ata që kanë dalë kundër tij dhe janë përfshirë në përplasjet e 8 janarit në selinë e PD-së.

I ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, Berisha bëri thirrje për bashkimin e PD-së dhe tha se dora e Komisionit të Rithemelimit do të qëndroj e shtrirë edhe për ata që mendojnë ndryshe. Ndërsa për rikthimin e tij tha se kishte frymëzuar edhe ish-kryeministrin grek, Jorgo Papandreu.

“Nuk jam dakord, një parti e rithemeluar konsolidon diversitetin lirinë e mendimit. Ajo që ndodhi ishte një zhvillim brenda familjes dhe duhet trajtuar si e tillë. Asnjë nuk përjashtohet. Të gjithë demokratët i ftoj të qëndrojnë dhe investojnë më tej në parti. Kthim pas me mua në krye të PD? Rikthimet nuk janë dëshirqë njerëzore. Një mik i ngushtë i Ramës, Jorgo Papandreu, vendosi të rikthehej por mori 3%. Ai kur pa se po kthehej Berisha, tha po kthehem dhe unë, kthimi nuk është dëshirë,”-tha Berisha ndër të tjera.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll