Politike

Ironizon arrestimin e Bllakos! Ndan videon e Veliajt, Kryemadhi: Kush e ka radhën?

1 Prill 2022, 16:38 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllako. Përmes një story në Instragram, Kryemadhi nuk i ka kursyer ironitë, ndërsa shtron pyetjen se; “Kush e ka radhën?”. Në video shfaqet kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj që vlerëson figurën e Bllakos, si një administrator ekzemplar, duke shtuar se pa ndihmën e tij nuk do ia kishte dalë.

“Nuk do ja kisha dalë pa mbështetjen tënde, pa gjetur një administrator ekzemplar në mënyrën se si ndihmon një njeri të politikës, fillimisht ta kuptojë gjënë, pastaj ta implementojë”, dëgjohet teksa i drejtohet Veliaj, ish-deputetit të PS-së.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll