Politike

Ambasadori i Koresë i paraqet Letrat Kredenciale, Meta: Vlerësojmë bashkëpunimin

1 Prill 2022, 11:05 Nga DOSJA
Ambasadori i Koresë i paraqet Letrat Kredenciale, Meta:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Republikës së Koresë në Shqipëri (rezident në Athinë) Jung Il Lee, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi Ambasadorit Jung Il Lee suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri, vlerësoi nivelin e marrëdhënieve shumë të mira dypalëshe dhe bashkëpunimin në fushat me interes reciprok, veçanërisht në atë ekonomik, tregtar e tekniko-shkencor dhe nënvizoi rëndësinë e rritjes së tij në të ardhmen, nëpërmjet nxitjes së investimeve koreane në Shqipëri, model pozitiv i të cilës është prania dhe aktiviteti i suksesshëm e “Yura Corporation” në vendin tonë.

Kryetari i Shtetit vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë dhe harmonizimin e qëndrimeve mes dy vendeve në kuadër të OKB-së për çështje të interesit të përbashkët siç janë çarmatimi, siguria, zhvillimi social dhe ekonomik dhe të drejtat e njeriut, veçanërisht ndaj pushtimit të armatosur të Ukrainës nga Rusia dhe denuklearizimit të plotë, gjithëpërfshirës, të pakthyeshëm dhe të verifikueshëm të Gadishullit Korean.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll