Politike

S’dihet ku është Alqi Bllako/ Kryemadhi: Presim drejtësi, jo regji me qeveritarë në arrati!

31 Mars 2022, 21:25 Nga DOSJA
S’dihet ku është Alqi Bllako/ Kryemadhi: Presim drejtësi,

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ngritur dyshime lidhur me vendndodhjen e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se institucionet duhet të vendosin drejtësi, ndërsa kërkon të dijë se kush i sponsorizoi lajmet e rreme se arrestimi i Bllakos kishte ndodhur.

Qytetarët presin drejtësi, jo regji me qeveritarë në arrati! Një pyetje kam për mediat që presin tani vonë arrestimin e deputetit të inceneratorëve: Kush i sponsorizoi sot gjatë ditës lajmet e rreme se arrestimi i Bllakos kishte ndodhur, se po kontrollohej shtëpia e tij, apo ishin të nevojshme që të fitohej kohë për arratisjen? As udhëtimet në Maltë, Dubai, Singapor apo gjetkë nuk zgjidhin dot gjë tashmë për grupin e strukturuar të inceneratorëve. Bëni gjumin e qetë, se nuk keni parë gjë akoma,”-shkruan Kryemadhi.

LAJMI KRYESOR: Ç’po ndodh me Alqi Bllakon? GJKKO pranon kërkesën e SPAK: Arrest me burg për ish-deputetin

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alqi bllako alqi bllako ne spak monika kryemadhi alqi bllako alqi bllako ne spak monika kryemadhi

Sondazh

Poll