Politike

Abuzimet në Kadastra, Manja: Do kemi rezultate konkrete, hetimi përfshin edhe zyrtarë

1 Prill 2022, 13:17 Nga DOSJA
Abuzimet në Kadastra, Manja: Do kemi rezultate konkrete, hetimi

TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja komentoi ditën e sotme hetimet e drejtorisë Anti-korrupsion lidhur me abuzimet nga Kadastra e këtij qytet me pronat në bregdet. Nga Vlora, Manja tha se ka pasur një hetim të thelluar mbi çështjet e pronave dhe se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për Kadastrën e Vlorës.

“Drejtoria e Përgjithshme Anti-korrupsion, ka në hetim disa raste të denoncuara nga qytetarët, lidhur me abuzimet në Kadastrat e bregdetit ku nuk bën përjashtim as Vlora. Jemi fokusuar në disa raste të denoncimeve nga qytetarë në Vlorë, shumë shpejt do kemi dhe rezultatet konkrete për abuzimet në pronat në bregdet. Hetimi nuk përzgjedh, hetimi ka pas përfundimit e gjithë gama e zyrtarëve të përfshirë në një rast abuzimi nëse do konstatohet nuk është selektiv. I gjithë kategoria e zyrtarëve apo ish zyrtarëve”, tha Manja.

Nga Vlora, ministri komentoi edhe arrestimin e Alqi Bllakos duke thënë se kjo është një qeveri që ka krijuar reformën në drejtësi, e që po jep rezultat.

“Partia Socialiste, kjo mazhorancë, ishte pikërisht kjo arsyeja që ndërmorëm një nga reformat më të rëndësishme në këto 30 vite siç është reforma në sistemin e drejtësisë. Tashmë që drejtësia është në veprim, ta lëmë të bëjë punën e vetë. Çështjet e drejtësisë janë të drejtësisë, ne jemi mandatuar të qeverisim”, deklaroi Manja.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alqi bllako ulsi manja alqi bllako ulsi manja

Sondazh

Poll