Politike

Ramës i ‘ra goja’/Gledian Llatja feston ditëlindjen me këngëtarë e valltarë, festë tek Luca

1 Prill 2022, 15:30 Nga DOSJA

ELBASAN- Luftë e krizë, por jo për pushtetarët! Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja ka festuar dje ditëlindjen e 41-të duke organizuar një festë të madhe për të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. Llatja ka festuar me më shumë se 100 në resortin e preferuar të qeveritarëve në Elbasan, tek Gjergj Luca, duke ftuar valltarë dhe këngëtarë që të performojnë posaçërisht për të.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, të gjithë shfaqen duke u argëtuar në maksimum, pa e vrarë shumë mendjen për krizën në Ukrainë, ndërkohë që kryeministrit Edi Rama dhe ministreve të tij u “ra goja” duke u kujtuar qytetarëve se duhet të kursejnë sepse jemi në luftë.

Epo mesa duket lufta është vetëm për popullin, qeveritarët nuk ka problem. Kanë para për të festuar dhe organizuar festa nga më ekstravagantet, madje dhe me argëtues privatë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elbasan gledjan llatja elbasan gledjan llatja

Sondazh

Poll