Politike

“Po plakemi me ritme të shpejta”, Meta zhvillon takim me të rinjtë për shpopullimin

1 Prill 2022, 09:21 Nga DOSJA
“Po plakemi me ritme të shpejta”, Meta zhvillon takim me

TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e Akademisë Profesionale “ELITA”, me temë “Shpopullimi i Shqipërisë dhe sfidat me të cilat po përballen të rinjtë”, duke ndarë me ta të dhëna dhe qëndrime mbi sfidat dhe zgjidhjet e mundshme për ta ndalur këtë fenomen tepër shqetësues.

Në fjalën e Tij drejtuar të rinjve të pranishëm, Kreu i Shtetit u shpreh se shpopullimi i Shqipërisë është drama më e madhe, që po i ndodh vendit. Ndaj dhe e pranova ftesën tuaj për të bashkëbiseduar mbi këtë fenomen alarmues, në përmasa tepër shqetësuese dhe të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër.

Jo vetëm, po plakemi me ritme të shpejta, por projeksionet janë të frikshme, nëse ky fenomen nuk ndalohet tani dhe nuk ndalohet në mënyrë drastike.“-tha Meta.

Në përfundim të bashkëbisedimit, Drejtori i Akademisë Profesionale “ELITA” i akordoi Presidentit Meta Titullin “Akademik Nderi i Akademisë Profesionale ‘ELITA’”.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll