Aktualitet

Covid në vend! Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 82 qytetarë të infektuar

1 Prill 2022, 14:41 Nga DOSJA
Covid në vend! Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje

TIRANË- Në Shqipëri nuk ka asnjë humbje jete me Covid gjatë 24 orëve të fundit. Në përditësimin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë, raportohet se janë kryer 851 testime dhe 82 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.

34 raste janë në Tiranë, 8 në Lushnje, 5 në Durrës, Divjakë, Sarandë, 3 në Fier, Himarë, 2 në Lezhë, Delvinë, Kuçovë, Peqin, 1 në Shkodër, Pukë, Kukës, Kurbin, Kamëz, Dibër, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Korçë, Poliçan. Në të gjithë vendin janë 480 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. 

Janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,787 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Prill 2022)
Raste të reja ditore 82
Të shëruar në 24 orë 71
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 851

Testime totale 1,778,617
Raste pozitive 273,759
Raste të shëruara 269,787
Raste Aktive 480
Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 236
Vlorë 63
Fier 56
Gjirokastër 34
Durrës 20
Elbasan 18
Berat 14
Shkodër 13
Kukës 9
Korçë 8
Lezhë 5
Dibër 4

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet covid ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi covid ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll