Aktualitet

Po Kryeministria? Rama me synime të tjera, kandidat për Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s?

1 Prill 2022, 14:20 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama po synon post më të lartë se ai aktuali! Aludohet se Rama është një nga kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s në vend të Jens Stoltenberg. Për këtë post është në garë pretendohet se është edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas. Ky lajm i bujshëm është hedhur si tezë në rrjet nga akademikja dhe gazetarja Suzana Starikov në ‘Twitter’. Kjo e fundit shkruan se SHBA kanë insistuar që drejtuesi i NATO-s pas Stoltenberg të jetë një nga anëtarët e rinj të NATO-s. Në fund ajo ngre pyetjen se kush do të jetë pasuesi i Ramës, në krye të qeverisë së vendit shqiptar.

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkruan ajo.

Jens Stoltenberg u bë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në tetor 2014, pas një karriere ndërkombëtare. Si ish-kryeministër i Norvegjisë dhe i dërguar i posaçëm i OKB-së, Stoltenberg ka qenë një mbështetës i fortë i një bashkëpunimi më të madh global dhe transatlantik. Mandati si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s i përfundon në fund të shtatorit 2023.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama jens stoltenberg edi rama jens stoltenberg

Sondazh

Poll