Aktualitet

Dumani u la në burg, avokati: Lëviz me armë se ka probleme, s’do vriste njeri

1 Prill 2022, 13:33 Nga DOSJA
Dumani u la në burg, avokati: Lëviz me armë se ka probleme,

TIRANË– Avokati i Nuredin Dumanit, Armand Tragaj është shprehur se 39-vjeçari ka zgjedhur të mos flasë para hetuesve pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Sot, sipas Tragajt, i është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për dy ngjarje të ndodhura në Durrës dhe një në Elbasan. Ndërsa nesër do të jepet një tjetër masë sigurie për Dumanin, pasi ai akuzohet se është përfshirë të paktën në shtatë ngjarje kriminale. Ai shton se i ka kërkuar prokuorit me insistim që t’i tregonte se cili ishte personi që supozohet se do të vriste 39-vjeçari, por s’ka marrë përgjigje. Tragaj thotë se Dumani lëviz me armë pasi ka probleme, por nuk kishte planifikuar asnjë atentat. 

“Akuzat e ngjarjes së sotme janë dhënë për dy ngjarjet e Durrësit dhe atë të Elbasanit. Nesër në orën 10:00 do të jepet masa tjerë e sigurisë. Dumani ka zgjedhur të mos flasë pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Unë ja kërkova prokurorit me insitstim të më tregonte se kush kishte qenë shënjestra e atentatit dhe më tha se kjo përbënte sekret hetimor por tha se kishte dijeni se kush mund të ishte shënjestra e atentatit. Sa kemi mundur të kontaktoj me klientin më tha se nuk kishte planifikuar të kryente vrasje por tha se ishte i deytruar të lëvizte i armatosur për shkak të problemeve të tij që tashmë dihen,”- tha Tragaj. 

LAJM KRYESOR: VD- Burg Dumanit, gjyqtarja i cakton masën në spital, avokati: S’kishte planifikuar vrasje

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armand tragaj arrestohet nuredin dumani nuredin dumani armand tragaj arrestohet nuredin dumani nuredin dumani

Sondazh

Poll