Aktualitet

Moti në fundjavë! Meterologët: Parashikohet dëborë në zonat malore

1 Prill 2022, 13:32 Nga DOSJA
Moti në fundjavë! Meterologët: Parashikohet dëborë

TIRANË- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë kësaj fundjave moti do të jetë i paqëndrueshëm. Në parashikimin e SHMU, reshjet e shiut priten të jenë prezent gjatë këtyre dy ditëve ndërsa në shumë qytete do të ketë reshje dëbore. 

“Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe intervale të shkurtëra me diell. Reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës në intervale të shkurtëra kohore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonat malore reshjet e shiut do të konvertohën në reshje bore me intensitet deri mesatar. Era do të fyjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-18m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.”- njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

LAJMI KRYESOR: Erëra dhe stuhi në vend! Shënohet viktima e parë në Kuçovë, shembet ura e Shishtavecit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll