Aktualitet

Ping-pong! Bllako vetëdorëzohet pasi la ‘thatë’ policinë, SPAK nxjer blof blutë (Reagimet)

1 Prill 2022, 07:49 Nga DOSJA
Ping-pong! Bllako vetëdorëzohet pasi la ‘thatë’

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Mediat ‘zienin’ me raportime se Bllako ishte vetëdorëzuar, por darka nxorri të tjera përfundime. Policia e Shtetit shkoi në mbrëmje në shtëpinë ish-deputetit dhe doli duarbosh që aty. Nga ai çast nisi një ‘ping pong’ postimesh e reagimesh që tregonin se ish-deputeti kishte marrë arratinë. Fillimisht ishte një postim i bërë nga avokati i tij Sokol Hazizaj i cili përshëndeste ndjekësit me një foto nga avioni duke bërë që të gjithë të mendonin se ish-zyrtari kishte vendosur të mos i dorëzohej drejtësisë. Orët kalonin dhe Policia e Shtetit nuk reagoi zyrtarisht duke e lënë krejt të paqartë situatën, deri në mëngjesin e sotëm.

Sërish, ka kontradikta dhe këtë herë jo me lajmet e raportuara nga mediat që Policia e Shtetit i konsideron ‘të rreme’, por me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Përmes njoftimit zyrtar SPAK bëri me dije se kishte kërkuar nga Policia e Shtetit që të mbajë në mbikëqyrje ish-deputetin Alqi Bllako dhe të raportonte lëvizjet e tij. Dhe në rast se ai do të tentonte për të kaluar matanë kufirit, policia kishte për detyrë të njoftonte Prokurorinë. Por, policia nuk e gjeti në shtëpi gjatë kontrollit, gjë që tregon se nuk e ka mbajtur nën vëzhgim ish-zyrtarin socialist. SPAK shtonte gjithashtu se arrestimi i Bllakos është bërë në orën 03:30 të mëngjesit të sotëm, fakt ky që bie në kundërshti më atë të policisë, që deklaroi se ish-deputeti ishte prangosur një natë më pare e që nga mbrëmë ndodhej në Drejtori.

Një ditë më parë, GJKKO caktoi në mungesë masën e sigurisë të arrestit me burg për ish-deputetin socialist. Bllako dorëzoi zyrtarisht mandatin e deputetit një ditë pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) kërkoi arrestimin e tij, pasi e akuzon për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Letra u pranua dhe disa orë më vonë, kryeparlamentarja dërgoi edhe shkresën në SPAK, ku shkruhet e zeza mbi të bardhë se Alqi Bllako nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Për rrjedhojë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e kishte rrugën të hapur për arrestimin e tij duke qenë se Bllako nuk kishte më imunitet, por nuk veproi. Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

`KODI OMERTA`- Pse Rama nuk lejoi heqjen e imunitetit për ta? Lidhja Tahiri-Koka-Bllako

BLOFI! Policia: E arrestuam mbrëmë! SPAK: Bllako u kap në mëngjes (Mosbindja për vëzhgimin)

FAKTET nga Anila Hoxha: Pse policia nuk u bind e nuk e vëzhgoi Bllakon (Gjysmë të vërtetat)

Bllako ‘përplas’ gazetarët, Qyno: Rama talli menderen! Hoxha: Dorëzohu se të shkrijmë

Arrestimi i Bllakos, SPAK: Policia e arrestoi në oën 03:30! Kërkuam ta mbanin në vëzhgim

Klodiana Lala: Bllako bëri lojë të ndyrë e pazar, Nano po bëhesh më rëndë se Veliu

Bllako bën xhiron e rrjetit! ‘Jam shëndoshë e mirë në Maldive’, Rama: Ik se u nisën

FOTO para arrestimit! Hoxha me avokatin e Bllakos: Iku me traget nga Durrësi apo nga mali?

Policia s’e gjeti në shtëpi, zbulohet ora që zgjodhi të vetëdorëzohej Bllako

Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako nuk është arratisur, Policia: Është në drejtori

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alqi bllako arrestohet alqi bllako skandali alqi bllako alqi bllako arrestohet alqi bllako skandali alqi bllako

Sondazh

Poll