Aktualitet

Stuhia e fortë në Shqipëri, shënohet viktima e parë, humb jetën 31-vjeçari nga Kuçova

1 Prill 2022, 09:00 Nga DOSJA
Stuhia e fortë në Shqipëri, shënohet viktima e parë,

KUÇOVË– Stuhia e fortë e erës që ka kapluar vendin tonë që nga dita e djeshme ka shënuar viktimën e parë në qytetin e Kuçovës. 31-vjeçari Majkëll Vrapi i cili ishte duke punuar në montimin e një paneli diellor në shtëpinë e një të afërmi ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Vrapi ra nga soleta e shtëpisë ku po punonte si pasojë e erës së fortë, rrëzim i cili i shkaktoi fshembje në të gjithë trupin. 31-vjeçari u gjet pa ndjenja në tokë dhe u transportua menjëherë në spitalin e Beratin.

Vrapi ju  nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale por për shkak të gjendjes së tij të rënduar, ai u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. 31-vjeçari nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë rrugës drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Vrapi ishte djali i vetëm i familjes e cila ka hapur sot dyert e mortit, për ta përcjellë drejt banesën të fundit.

LAJMI KYRESOR/ Moti i keq përfshin vendit tonë, shembet ura e Shishtavecit, stuhia shkakton dëme në Vlorë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet majkell vrapi moti i keq majkell vrapi moti i keq

Sondazh

Poll