Aktualitet

Aksidenti firkshëm në Berat, përplasen dy makina, plagosen nëna dhe djali 9-vjeçar

1 Prill 2022, 12:44 Nga DOSJA
Aksidenti firkshëm në Berat, përplasen dy makina, plagosen

BERAT– Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Otllak të Beratit pranë vendit të quajtur “Ura e Hanit” ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se mjeti, tip Mitsubishi me targa AB 206 FA ishte duke u kthyer në rrugën e fshatit Otllak kur është goditur nga pas nga mjeti tip Ford Fokus me targa AB 493 CA, ku udhëtonin dy bashkëshortët Qazim dhe Edlira Çallmari dhe fëmija i tyre 9-vjeçar, Stivi.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve janë plagosur nënë e bir, Edlira dhe Stivi Çallmari, të cilët janë dërguar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve, Qazim Çallmari dhe Ali Bendo nuk kanë pësuar dëmtime,

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore dhe ekspertë, të cilvt po hetojnë shkaqet e aksidentit.

(d.a/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat edlira çallmori policia e beratit stivi çallmori aksident ne berat edlira çallmori policia e beratit stivi çallmori

Sondazh

Poll