Bota

Identifikohen viktimat nga shpërthimi i minerës në Serbi, më i riu 31 vjeç

1 Prill 2022, 10:08 Nga DOSJA
Identifikohen viktimat nga shpërthimi i minerës në Serbi, më

SERBI- Nga shpërthimi që ndodhi mëngjesin e sotëm në minierën e qymyrit “Soko” pranë Sokobanjës në Serbi, humbën jetën 8 minatorë dhe 18 janë lënduar, konfirmon Ministria e Minierave dhe Energjetikës.

Sipas mediave serbe, nga shpërthimi humbën jetën minatorët Darko Zlatkoviq (43), Nenad Trivunac (37), Radovan Grujiq (47), Petar Petroviq (31), Branko Čokorilo (56), Branislav Zlatanoviq (55), Bratislav Zhivkoviq (59) dhe Bojan Stajiq. 34). Më i riu nga viktimat ishte një 31 vjeçar dhe më i madhi ishtë 59 vjeç.

Sasha Spasic, drejtor i Resavica, tha se aksidenti minerar në gropë të minierës “Soko” ka ndodhur pak pas orës katër të mëngjesit në pjesën e depozitimit të minierës së fushës lindore në turnin e tretë, gjatë punimeve të rregullta të nxjerrjes së qymyrit.

Sipas informacioneve jozyrtare, ka pasur shembje në dhomën e gërmimit VE 3/1 dhe depërtim të menjëhershëm të metanit në hapësirën e punës.

“I shpreh ngushëllimet e mia familjeve të minatorëve të lënduar, ne jemi këtu për ta në çdo moment “– ​​tha Spasiq.

Minatorët e tjerë që ndodheshin në bosht në momentin e aksidentit janë nxjerrë jashtë, ndërsa të lënduarve po ju ofrohet ndihma mjekësore. Inspektori i minierave dhe organet tjera kompetente ndodhen në terren dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

LAJMI KRYESOR/Tragjedi në Serbi/Shpërthen miniera, 8 të vdekur dhe 18 të plagosur, ka ende të bllokuar

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni drago milinkoviq sasha spasic shperthen miniera ne serbi drago milinkoviq sasha spasic shperthen miniera ne serbi

Sondazh

Poll