Aktualitet

Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako nuk është arratisur, Policia: Është në drejtori

1 Prill 2022, 05:37 Nga DOSJA
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako nuk është arratisur, Policia:

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako nuk është arratisur siç u aludua dje në media por ndodhet në Drejtorinë e Policisë.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njoftohet se Bllako ndodhet aty që prej mbrëmjes së kaluar.

Në njoftim konfirmohet se ish-deputeti është vetëdorëzuar në bazë të masës së sigurisë që ju dha dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Njoftim për shtyp

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Bllako dorëzoi dje zyrtarisht mandatin e deputetit një ditë pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) kërkoi arrestimin e tij, pasi e akuzon për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Letra u pranua dhe disa orë më vonë, kryeparlamentarja ka dërguar edhe shkresën në SPAK, ku shkruhet e zeza mbi të bardhë se Alqi Bllako nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Për rrjedhojë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e kishte rrugën të hapur për arrestimin e tij duke qenë se Bllako nuk kishte më imunitet, por nuk veproi deri në momentin që ai vendosi të vetëdorëzohej.  Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Koka ndodhet pas hekurave për këtë çëshjte prej më shumë se dy muajsh.

LAJM KRYESOR:24 orë ping-pong! Bllako vetëdorëzohet pasi la ‘thatë’ policinë, orën e zgjodhi vetë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike arrestohet alqi bllako arrestohet alqi bllako

Sondazh

Poll